
“120 vjetori i Jeronim de Rada”
Me rastin e 120-vjetorit të vdekjes të shkrimtarit Jeronim De Rada, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, do të organizojnë një veprimtari kulturore të përbashkët më datë 28 shkurt, ora 11.00 pranë ambienteve të QKLL.
Kjo veprimtari do të moderohet nga studiuesja e QSPA, Dr. Jolanda Lila dhe do të marrin pjesë me kumtesat e tyre Prof. Gjovalin Shkurtaj, Prof. Ymer Çiraku, Dr. Leka Ndoja, Dr. Manjola Tërshana dhe Dr. Jolanda Lila.
