Search
Close this search box.

3 vite Grupi “Ata” Kamëz

Të shtunën pasdite zhvillojmë tri biseda me aktiviste dhe aktivistë që vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Italia. Mbi angazhimin publik dhe organizimet kundër gjenocidit që shteti i Izraelit prej dekadash, e më intensivisht prej më shumë se shtatë muajsh ushtron ndaj popullit palestinez në Gaza do të bisedojmë me Fioralbën, Ashikun dhe Jetën (ora 16:00). Përvojat organizative dhe përpjekjet ndër vite të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë do të bashkëndahen nga aktivistja Fjolla Muçaj (ora 17.30). Kolektivi i libertarianëve të Forte Prenestinos do të na tregojnë për luftën e vazhdueshme në mbrojtje të qytetit kundër gjentrifikimit dhe zhvendosjeve të dhunshme të banorëve, si përpjekje për t’u lidhur me çka u ka ndodhur qyteteve tona dhe rrezikut që po i kanoset rishtazi lagjeve të Kamzës (ora 19.00).

Pas tyre ju ftojmë të qëndroni deri vonë me ne, në biseda e përpjekje me miq e të afërm, komunitete e banorë, aktivistë e bashkëpunëtorë që gjatë këtyre viteve na e kanë kuptimësuar angazhimin tonë. Dy miqtë tanë, Lushi dhe Tani do të jenë rrotull me kitarë, për selitje shpirti. Ju mirëpresim, të shtunën nga ora 16.00 deri vonë në darkë 🙂

Date

01/06/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

16:00

Location

Grupi “Ata” Kamëz
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart