
“Adrion x Manga Festival”
Miq të Adrion dhe të gjithë ju të apasionuarit pas anime dhe manga japoneze, me shumë kënaqësi ju ftojmë në Adrion Manga Festival!
Duke vlerësuar gjithë dashurinë e dhënë që prej vitit të kaluar pranë Pallatit të Kongreseve, ju ftojmë sërish të bëheni pjesë e ditëve kushtuar plotësisht animeve dhe mangave! Ju presim në ambjentet e librarisë Adrion nga data 25 deri në datë 27 tetor, prej orës 9:00 deri më 21:00 ku do gjeni deri 35%* zbritje eksluzivisht mbi 50 seri të ndryshme mangash, box sete të serive më të famshme apo qindra produkte të tjera frymëzuar nga mangat më të famshme si postera, figurina, çanta apo shumë produkte të tjera suprizë.
Atmosfera e tre ditëve të mangave do të na afrojë edhe më shumë pranë personazheve të tyre, prandaj ju ftojmë të na bashkoheni në eventin Cosplay ditën e shtunë 26 tetor në orën 12:00.
Rrëmbeni produktet e dashura me personazhet tuaj të preferuar me 15% zbritje dhe shtoni 20% zbritje ekstra duke përdorurur një kod promocional nga aplikacioni My Vodafone ose 5% zbritje ekstra nga karta e klientit Adrion.
Ju mirëpresim në këto tre ditë plotë gjallëri!
