
“AIDA” – Një histori epike dashurie dhe sakrifice në skenën e TKOBAP-së!
❤️📜“AIDA” – Një histori epike dashurie dhe sakrifice në skenën e TKOBAP-së!
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sjell në skenë një nga kryeveprat më të mëdha të Giuseppe Verdit – AIDA, me një produksion legjendar të të madhit Franco Zeffirelli.⚔️
🏺Drama e një dashurie të ndaluar midis Aida-s, princeshës etiopiane, dhe Radames-it, gjeneralit egjiptian, në sfondin madhështor të Egjiptit të lashtë. Tradhtia, sakrifica dhe lufta mes ndjenjave personale dhe detyrës do t’ju mbajnë pezull deri në notën e fundit.
🎼Muzika e Verdit, e pasur me emocione të thella dhe pasione shpërthyese, shoqërohet nga një skenografi madhështore dhe kostume magjepsëse që sjellin në jetë atmosferën unike të kësaj opere të pavdekshme.
🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!
