
Art Explora Festival – Ekspozita përfshirëse “E tashme”
Me bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të Muzeut të Luvrit, Art Explora ofron “Présentes”, një ekspozitë gjithëpërfshirëse që nxjerr në pah figurat femërore në qytetërimet mesdhetare, përmes koleksioneve të Luvrit. Kjo përvojë dixhitale kombinon edukimin, zbulimin e artit dhe teknologjitë bashkëkohore audiovizuale për të ofruar një udhëtim nëpër mijëvjeçarë të historisë.
NJË PËRVOJË ME DY HAPA
• Një video dokumentar 10-minuta kushtuar përfaqësimit të grave në artet dhe kulturat e Mesdheut të lashtë. Bazuar në një skenar origjinal nga Sophie Caron, ky dokumentar ofron një vështrim të kontekstualizuar të veprave nga koleksionet e Luvrit. Vizitorët do të bëjnë një udhëtim narrativ nga Mesopotamia në Egjiptin Romak, përmes botës greke, për të takuar perëndesha, priftëresha, muza, artiste, nëna, zejtare, sovrane dhe shumë figura të tjera femra, përmes objekteve artistike dhe arkeologjike të këtyre qytetërimeve. Duke nxjerrë në pah shumëllojshmërinë e përvojave, simboleve, roleve dhe atributeve të grave nga njëri breg i pellgut të Mesdheut në tjetrin, kjo përvojë trajton çështjen e përfaqësimit tradicional të grave dhe dukshmërinë e tyre në historinë e këtyre shoqërive.
• Ekspoziëa gjithëpërfshirëse ku publiku mbështillet nga një përvojë shqisore. Hulumtimi që çoi në këtë përvojë gjithëpërfshirëse u zhvillua nga një ansambël kuratorial i përbërë nga figura, artistë dhe mendimtarë të afirmuar si: Sidi Larbi Cherkaoui (koreograf), Noëmi Daucé (kuratore në departamentin e antikiteteve orientale në Muzeun e Luvrit), Simone Fattal (artist), Nicolas Mendelsoor (regjisor). Secila prej këtyre figurave ka integruar në kërkimin e vet një reflektim historik dhe bashkëkohor mbi jetën e Mesdheut.
