meeting olympic games tirana

“Aty ku Lojrat Olimpike Takojnë Antikitetin”

Aty ku Lojrat Olimpike Takojnë Antikitetin!

Kub France Tiranë  më 26 Korrik 2024 – ora 19 :30

Me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 në Paris, një event shumë i
veçantë do të zhvillohet në Kub France në Piramidën e Tiranës ne dt 26
korrik nga ora 19:30 “Aty ku Lojrat Olimpike Takojnë Antikitetin”.

Ky event I cili shenon naten e dyte te Edicioni i XV-të te “Takimeve
Muzikore midis Dy Botëve” do te beje bashke sportin,  muziken, edukimin
përmes artit nepermjet podkasteve dhe filmit dokumentar mbi lojërat
Olimpike dhe Antikiteti.

Ne diten e hapjes së lojerave olimpike Kub France Tirane do te
shnderrohet ne nje arene olimpike ku gjate dites vizitoret mund te
luajne dhe eksplorojne lojerat olimpike me teklonologjite e reja, te
degjojne podkastin e prodhuar enkas mbi lojrat olimpike te antikitetitn
te ndjekin ceremonine e hapjes se Lojerave Olimpike 2024 me nje lidhje
direkte nga Parisi dhe ne mbremje te ndjekin filmin dokumentar grek mbi
historikun e lojerave olimpike .

Parisi një stadium olimpik
Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike moderne, Ceremonia e
Hapjes Paris 2024 do të zhvillohet në zemër të një vendi të Trashëgimisë
Botërore të UNESCO-s: në brigjet e Senës në Paris; dhe ne monumentet e
shumta te tij. Kjo ceremonia   do të transmetohet drejtpërdrejt në orën
19:30 tek Piramida, ne nje  ekran gjigand  kjo ngjarje madhështore   që
synon të bashkojë sportistët nga e gjithë bota në një festë   sportive
madheshtore me dekor Parisin dhe mrekullite e tij.

Piramida, pikëtakim i kulturave

Gjate gjithe dites ne ambjentet e KubFrance tek Piramida do të
transmetohet  podkasti “Anonimi i Artit të Grushtimit” ne shqip dhe
frengjisht nje podkast i autores Elsa Demo, frymëzuar nga mitet e
Greqisë së Lashtë, I cili do te shpjerë degjuesit në një udhëtim të
paharrueshëm në botën e legjendave dhe mitologjisë të lojërave olimpike
ne anikitet: https://www.youtube.com/watch?v=QgMTa2epjvY .

Historia e Lojerave Olimpike
Në orën 21:00 ne esplanaden e KubFrance do të shfaqet filmi dokumentar
grek “Agones – Nga miti në ringjallje”. Ky dokumentar i prodhuar nga
kanali televiziv grek ERT, rrefen rrugën e Lojërave Olimpike nga
antikiteti deri në ditët e sotme, duke fokusuar në vlerat e tyre
universale dhe historinë që i lidh me Revolucionin Grek dhe Francez.
Filmimi ka përfshirë vende të rëndësishme historike si Olimpi I lashtë,
Athina, Parisi dhe Vjena, duke i paraqitur shikuesve një pamje të thellë
të kulturës olimpike globale. Muzika e dokumentarit është orkestruar dhe
incizuar nga Orkestra Simfonike Kombëtare e ERT-së, duke i shtuar një
dimension të veçantë vizionit të filmimit.

Ky event unik do të sjellë në Tiranë një përzierje të kulturës,
historisë dhe arteve, duke iu ofruar audiencës një përvojë që nxit
mendimin dhe reflektimin mbi rëndësinë e trashëgimisë së përbashkët
kulturore dhe sportive të njerëzimit.

Date

26/07/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:30

Location

Kub France, Piramida
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart