Bisedë libri “Natyra e egër dhe ‘gruaja e egër’ te BERK

“Natyra e egër (Wildlife) dhe ‘gruaja e egër’ janë specie në rrezik.” #bisedelibri

Kështu çelet libri Gratë që Vrapojnë me Ujqërit – Mite dhe Histori për Arketipin e Gruas së Egër nga Clarissa Pinkola Estés, psikoanaliste Jungiane dhe cantadora (shëruese). Duke përdorur mite, tregime popullore dhe analiza psikologjike, Estés e përshkruan “Gruan e Egër” si një arketip të lashtë dhe universal, zëri autentik në shpirtin dhe psikën e çdo gruaje që mishëron krijimtarinë, intuitën dhe instinktet e saj natyrore. Autorja rrëfen natyrën e panënshtruar të grave, si energji primordiale ripërtëritëse që prej miliona vitesh kriton mbi tokë ciklin jetë-vdekje-jetë.

Libri është një thirrje e fuqishme shpirtërore për të jetuar me vërtetësi, për të dashur fort, për të përqafuar me guxim si dritën ashtu dhe hijet tona.

Në një kohë kur çdo gjë nxit shkëputjen dhe tëhuajsimin, ky bashkëbisedim vjen në kuadër të një cikli takimesh të Bibliotekës Feministe të Berkut për të ushqyer një proces kolektiv reflektimi mbi lidhjen me veten nëpërmjet akteve krijuese. Ju ftojmë të na bashkoheni!

Date

05/12/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00 - 21:00

Çmimi

Pjesëmarrje e lirë

Location

Berk Botime
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart