
Bisedë me Primo Shllaku te Qendra “Dua”
Të mërkurën, me datë 01.03.2023, Qendra Dua ka nderin të mirepresë për një bisedë rreth artit, intelektit dhe të ndërgjegjshmes, figurën e shquar kombëtare, Z. Primo Shllaku.
Primo Shllaku është një figurë madhore e vargut shqip. Profesori, gjuhëtari dhe shkrimtari i njohur do të ndajë me ne mendimet e tij në një bisedë të hapur rreth aktualititetit të artit shqiptar, gjuhës shqipe dhe rrugëtimit të karrierës së tij gjatë disa sistemeve politike.
Shllaku është autor i vëllimeve shumë të vlerësuara: Lulet e natës, Tiranë 1994; Hana e njelmët e ditës, Tiranë 1995; dhe Edhe fjalët shkojnë në ferr, Tiranë 2005.
