Bisedë “Topografi e vendeve të kujtesës në qytetin e Shkodrës” me Tea Çunin dhe Pjerin Mirdita

🔖Topografi e vendeve të kujtesës në qytetin e Shkodrës
🗣️ Bisedë nga Tea Çuni dhe Pjerin Mirdita

✅🗓️ E premte 9 shkurt, 18:00h
📍Muzeu Marubi

Në kuadër të programit të hartuar për ekspozitën e përkohshme “Gjyqet” realizuar në bashkëpunim me @ata.gov.al ,biseda e parë prezanton një ndër institucionet e para të kujtesës në Shqipëri, “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” i konceptuar në ambientet e ish Degës së Brendshme së Shkodrës, godinë që iu sekuestrua nga regjimi komunist, Etërve Françeskanë asokohe.

Trajtesa e Tea Çunit, ish punonjëse në këtë insitutucion, sot përgjegjëse e sektorit të komunikimit dhe promovimit në Muzeun Marubi dhe Pjerin Mirditës, përgjegjes i @siteofwitnessandmemory prezanton hapat e para të ndërtimit të një hapësire ekspozimi ku përmes dokumenteve dhe artefakteve gjurmohet vala e parë e persekutimit komunist, periudhë kjo që përkon edhe me shtrirjen kohore të ekspozitës “Gjyqet”. Nisur nga kjo hapësirë duke u shtrirë në vazhdim tek Harta e Burgjeve të #Shkoder, biseda kërkon të ndërtojë një topografi të vendeve të kujtesës bashkë me historitë e narracionin e secilit prej tyre, e që kanë shënjuar, në mënyrë të pashlyeshme, kujtesën e vetë qytetit.

📷 ATSH, Gjyqi i Kinema Rozafat, Shkodër, 1946

Date

09/02/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Location

Muzeu "Marubi" Shkoder
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart