

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për konkursin artistik “Mbresa”, edicioni VII
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në datën 16 Maj 2024, ora 17:00 organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin artistik “Mbresa”, edicioni VII.
Në këtë event do të ekspozohen punimet e nxënësve që shprehën mendimin dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet artit duke patur si burim frymëzimi vizitën në “Shtëpinë me Gjethe”. Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime simbolike dhe do të botohen në një katalog.