
Diskutim Tek Bunkeri – “Efektet ndërbreznore të traumës së komunizmit në Shqipëri”
📣 Efektet ndërbreznore të traumës së komunizmit në Shqipëri — një diskutim që prek plagët e trashëguara nga një e kaluar e rëndë.
🗓 Më 2 Prill, ora 19:00, TEK BUNKERI
🎙 E ftuar: Lindita Komani
🗣 Moderator: Ervin Qafmolla
Nga viti 1944 deri më 1990, shqiptarët jetuan nën një regjim totalitar që la pas trauma të thella. Një studim i kohëve të fundit hedh dritë mbi ndikimet psikologjike që kjo traumë ka lënë te brezat pasues:
🔸 21.62% e pasardhësve të viktimave të komunizmit në Shqipëri raportojnë ankth të moderuar ose të rëndë — shumë më lart se mesatarja e popullsisë së përgjithshme.
🔸 Lidhjet ankthioze me prindërit lidhen me nivele më të larta ankthi.
🔸 Trauma e nënës ndikon në ndërtimin e një lidhjeje më pak shmangëse me babanë, duke sinjalizuar një proces kompensues brenda familjes.
Çfarë ndodh kur trauma nuk mbaron me brezin që e përjetoi? Si ndikon kjo në jetët tona sot?
Projekti “Zërat” mundësohet me mbështetjen e @theicmp në Shqipëri
#Zërat #TekBunkeri #TraumaNdërbreznore #Komunizmi #LinditaKomani #ErvinQafmolla #BisedaQëNdriçojnë #EUinAlbania #ICMP
