marubi european days shkodra

“Ditët Europiane të Trashëgimisë 2024” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër

𝗗𝗜𝗧Ë𝗧 𝗘𝗨𝗥𝗢𝗣𝗜𝗔𝗡𝗘 𝗧Ë 𝗧𝗥𝗔𝗦𝗛Ë𝗚𝗜𝗠𝗜𝗦Ë 𝟮𝟬𝟮𝟰

Ditët Europiane të Trashëgimisë janë festuar në 🇦🇱Shqipëri gjithnjë gjatë muajit shtator, duke kulmuar me Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Këtë vit 🇪🇺Ditët Europiane të Trashëgimisë 2024 do të festohen nga data 23 deri më 29 shtator duke trajtuar temën: “𝗥𝗿𝘂𝗴ë𝘁𝗶𝗺𝗲𝘁, 𝗥𝗿𝗷𝗲𝘁𝗲𝘁, 𝗱𝗵𝗲 𝗡𝗱ë𝗿𝗹𝗶𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁”.

Frymëzuar nga kjo temë , Muzeu Marubi ka ndërtuar një program i cili i kushtohet zhvillimit të arteve pamore dhe ndërlidhjes së fotografëve të Dinastisë Marubi dhe Kolë Idromenos. Një vëmendje e veçantë i kushtohet rrugëtimeve të Pietro Marubbi-t nga Italia në Shqipëri e në Malin e Zi. Programi pasurohet me punëtori dhe biseda mbi veprimtarinë dhe kontributin e Kolë Idromenos në qytetin e Shkodrës, me synim pasurimin e mëtejshëm të projektit “Rrjeti Kulturor Marubi-Idromeno”

📋PROGRAMI I AKTIVITETEVE

📌23 shtator – Arkivi i programit të edukimit nën kujdesjen e Tereza Çuni
📌24 shtator – “Një guidë në arkitekturën e Idromenos”, bisedë nga Sabrina Kuçi dhe Fatjon Mlloja
📌25 shtator – “Kur të rinjtë shkodranë nisën të ëndërrojnë të bëhen piktorë”, bisedë nga Eleni Laperi
📌26 shtator – Çfarë fsheh qyteti? Rrugëtimi Marubi – Idromeno në Shkodër, punëtori
📌27 shtator – “Historia e fotografisë në Malin e Zi”, bisedë nga Maja Djurić dhe “Mali i Zi në fotografitë Studios Marubbi”, bisedë nga Tatjana Koprivica dhe Slavko Burzanović
📌28 shtator – “Marubi, la memoria della luce”, film dokumentar nga Tomás Sheridan

Date

27/09/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Muzeu "Marubi" Shkoder
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart