Dokumentar Makina e imazheve e Alfredo C.

Cilat janë planet tuaja për këtë të mërkurë? Le të flasim për artin!
🗓 Me datë 19 tetor ju ftojmë në shfaqjen premierë të dokumentarit “Makina e imazheve e Alfredo C.” nga regjisori shqiptar Roland Sejko, ⏰ ora 18:30, 📍 në Kinema Millennium në Tiranë.
✍️ Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Partia Komuniste mori pushtetin në Shqipëri. Në vend, kishte ende rreth 27,000 veteranë dhe civilë italianë. Ata u penguan të ktheheshin në shtëpi. Mes tyre ishte edhe një kameraman, Alfredo C.
🎬 Dokumentari i prodhuar nga Cinecittà Luce, u prezantua në përzgjedhjen zyrtare në Festivalin e 78-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia dhe fitoi 🏅 çmimin “Nastro d’Argento 2022” si dokufilmi më i mirë italian.
🎙️ Shfaqja do të ndiqet nga një diskutim të hapur me regjisorin.
🎫 Hyrja është falas, por sigurohuni që të regjistroheni në këtë link:
Tags:

Date

19/10/2022
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:30

Cost

Hyrje e lirë

Location

Kinema Millenium
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart