
Dokumentar “Ti je melodia e shpirtit tënd” te TKOB
⚜️Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit mbështet fuqimisht ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë, për kujdesin e shëndetit mendor!🧠
🎶“Ti je melodia e shpirtit tënd” është një dokumentar i krijuar me shumë pasion në kuadër të Javës së Shëndetit Mendor, që synon të informojë publikun e gjerë mbi problemet psikologjike në mënyrë shkencore, duke nxitur bashkëveprimin midis shkencës, letërsisë dhe artit.✨
☺️Bazuar te rëndësia e Familjes së Shëndetshme, ky film do të prezantohet mbrëmjen e 20 majit, në Hollin Koncertor të TKOB-së, në 19:30.
Hyrja e lirë.
