
E shkuara është vendi ynë nga Ardian Vehbiu te Destil Creative Hub
E shkuara është vendi ynë
Kjo seri shkrimesh nga Ardian Vehbiu eksploron ndërthurjet e kujtesës, identitetit personal dhe kolektiv, duke lidhur fragmente të së shkuarës totalitare të Shqipërisë me të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Seria është botuar si dossier në revistën online Peizazhe të Fjalës.
Një mbrëmje rrëfimesh me lexime nga seria, nën drejtimin e Elsa Demos. Leximet do të shoqërohen me një projeksion vizual që përfshin imazhe nga Rruga Kont Urani, si vendi emblematik ku e kaluara dhe e tashmja përplasen dhe rishkruhen.
Autor: Ardian Vehbiu
5 shkurt
20:00
Destil Creative Hub
Ky event është pjesë e #SwissCulturalWeek nga @swissculturalfund.al. Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership CBTL.
