Edicionin i 10-të i “DITËVE TË KUJTESËS”

Të dashur miq dhe kolegë,

@idmc.al Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë së bashku me Fondacionin Konrad Adenauer @kas.albania ju ftojnë të na bashkoheni në edicionin e 10-të të DITËVE TË KUJTESËS.
Nën moton: “Një Dekadë në shërbim të Kujtesës në Shqipëri” kurorëzojmë 10 vite krijim të një platforme e cila promovon dialogun mbi të kaluarën komuniste të vendit tone.

Aktivitetet kryesore këtë vit do të përfshijnë:
• Nderimin e qëndrueshmërisë së ish-të burgosurve politikë përmes ekspozitës “Rrugëtime të pa Parashikuara të Jetës”, duke theksuar histori të persekutimit.
• Inkurajimin e reflektimit dhe diskutimeve midis aktorëve kryesorë dhe ekspertëve mbi përkujtimin, turizmin e errët dhe mënyra alternative për ruajtjen e kujtesës historike.
• Hulumtimin e trajtimit të trashëgimisë së Nacionalsocializmit në Austri, përmes dokumentarit “BRAUNAU”.
• Paraqitjen e gjetjeve të monitorimit të platformave tradicionale dhe sociale të mediave mbi periudhën komuniste dhe promovimi i narrativave të sakta historike përmes diskutimeve në konferencë.
• Frymëzimin e angazhimit të rinisë me trashëgiminë kulturore përmes konkursit “Pyet Gjyshërit” dhe rritja e ndërgjegjësimit të tyre për shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë periudhës komuniste përmes një “Vizite Studimore në Muzeun Bunk’ Art 1”.
• Ndarjen e njohurive me aktorët kryesorë, edukatorët dhe politikëbërësit përmes prezantimit të publikimeve të reja në fushën e kujtesës.
• Prezantimin e udhëzimeve për inkurajimin e bashkëpunimit me qeveritë vendore, studentët dhe mediat në trajtimin e të kaluarës.
• Rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi persekutimin dhe burgosjen e grave ruse të martuara me burra shqiptarë gjatë regjimit komunist, veçanërisht pas shpërbërjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.
Ju mirëpresim!

Dt. 19 shkurt tek Piramida e Tiranës, Hyrja Kryesore, ora 17:30. ⏳

Date

19 - 24/02/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

17:30 - 18:00
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart