
Ekspozita “Andy Warhol” te “Galeria e Artit” Tiranë
𝐆𝐀𝐓- 𝐆aleria e 𝐀rtit 𝐓iranë , e drejtuar nga @editpula , synon që të bëhet një galeri arti konkurruese që prodhon dhe promovon artin shqiptar në skenën lokale dhe ndërkombëtare, si edhe sjell më të mirën e artit ndërkombëtar në Tiranë.
Në pajtim me këtë mision, me mbështetjen e @bashkiatirane dhe në bashkëpunim me @albsig.official Albsig dhe @visconti_fine_art Galerinë e Arteve të Bukura “Visconti” në Lubjanë, Slloveni, e themeluar dhe e drejtuar nga Lazo Vujić dhe Živa Škodlar Vujić, kemi kënaqësinë e veçantë të prezantojnë për herë të parë në rajon dhe për publikun shqiptar një ekspozitë të Pop Artit Amerikan me 39 vepra origjinale të artistit amerikan Andy Warhol.
Warhol është një figurë emblematike e skenës së artit amerikan në shekullin XX dhe përfaqësuesi më tipik i Pop Artit.E vendosur në të tre sallat e GAT, kjo ekspozitë prezanton jo vetëm disa vepra shumë të njohura e më shumë të riprodhuara – siç janë tetë serigrafi, edicioni i dytë, (Edicioni.250) i MARILYN MONROE (MARILYN), 1967, apo CAMPBELL’S SOUP (KANAÇJA E SUPËS ‘CAMPBELL’), 1970 serigrafi, edicioni i dytë – por përfshin edhe disa edicione të rralla, siç është: seria LADIES AND GENTLEMEN (ZONJA DHE ZOTËRINJ), me tetë serigrafi të vitit 1975 (Edicioni 125) dhe seria SPACE FRUIT: STILL LIFE (FRUTA HAPËSINORE: NATYRË E QETË), 1979, me gjashtë serigrafi, edicion i veçantë (Edicioni 30).
Ekspozita përfshin edhe serinë me gjashtë serigrafi SPEEDSKATER (SKIATORI), 1979, një edicion i veçantë (Edicioni 30) i lindur nga Projekti i Artit të Lojërave Olimpike në Sarajevë, 1972. Ju ftojmë ta shihni ekspozitën në ambientet e Galerisë së Artit Tiranë, çdo ditë, 10:00 – 20:00, 5 qershor – 5 gusht, 2024. Hyrja do të jetë me pagesë. Bileta për këtë ekspozitë kushton 400 Lekë, ndërsa çmimi i reduktuar 200 Lekë është për studentë, pensionistë, dhe grupe shkollore apo familje duke filluar nga katër persona.
Përhapeni lajmin dhe mirë se të vini !
