Ekspozita “Azem Shkreli” te “Biblioteka Kombetare”

Ekspozitë në 85-vjetorin e lindjes së poetit Azem Shkreli

Në 85-vjetorin e lindjes së personalitetit të letrave shqipe, Azem Shkreli, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çeli sot, më datë 13 mars, një ekspozitë, që sjell në vëmendje krijimtarinë e tij letrare, si poet dhe prozator, por edhe si redaktor. Janë përzgjedhur për publikun nga botimet e tij të para, në prozë dhe në poezi, si: “Bulzat” (1960), “Karvani i bardhë” (1960), “Engjujt e rrugëve” (1963), “Sytë e Evës” (1965), drama “Fosilet” (1968), “E di një fjalë prej guri” (1969), “Nga bibla e heshtjes” (1975), “Kënga e hutinit” (1986), “Pagëzimi i fjalës” (1981), “Varri i qyqes”, (1983), “Zoti nuk është shqiptar” (1996), deri në botimet e fundit si: “Blood of the quill” (2008). Një vend të veçantë në këtë ekspozitë zë edhe kontributi i tij si redaktor.

Azem Shkreli (1938-1997) lindi në Rugovë (Kosovë). Ai përfundoi studimet në vitin 1965 në Fakultetin e Filozofisë në degën e Gjuhës dhe Letërsi Shqipe. Si student, ai filloi të shkruante për gazetën ditore “Rilindja” dhe të shërbente si sekretar në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës. Nga viti 1960-1975 ai ishte drejtor i Teatrit Popullor Krahinor në Prishtinë, ndërsa më 1 shtator 1973 ai zgjidhet kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ndërkohë që ishte edhe anëtar ekzekutiv i Lidhjes së Shkrimtarëve Jugosllavë. Në vitin 1975 themeloi “Kosova Film” dhe e drejtoi deri në vitin 1991, vit kur ky institucion u mbyll.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore të BKSh-së.

Date

13 - 20/03/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:00 - 18:00

Location

Biblioteka Kombetare
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart