Ekspozita fotografike “Shpirti Dervish” nga Fahredin Spahija në Shkodër
Biblioteka Publike “Marin Barleti” ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitënfotografike:
“Shpirti Dervish”.
🗓 18 nëntor 2024, 🕔 ora 18:00
📍 Biblioteka Publike “Marin Barleti”.
“Shpirti Dervish” është ekspozita e artit fotografik e artistit të mirënjohur Fahredin Spahija.
Kjo ekspozitë do të përurohet me datën 18 Nëntor, ora 18.00 në sallën ekspozitore pranë Bibliotekës Publike “Marin Barleti”. Së bashku me ekspozitën, po në të njëjtën ditë do të mbahet edhe promovimi i librit me të njëjtin titull, me parathënien e poetit të mirënjohur Fahredin Shehu. Libri përmban, përveç parathënies, 50 fotografi nga cikli “Shpirti Dervish” si dhe të dhënat biografike të autorit.
Portrete Komplekse (fragment)
“Duke kaluar fillimisht nëpër fotografi e më pas edhe duke absorbuar tërë artin e Fahredin Spahisë në këto vepra të artit fotografik, vërej se, ndonëse ndoshta ai nuk duhet domosdoshmërisht t’i njohë këto koncepte, artisti i kap shprehjet, respektivisht reflektimet e këtyre aspekteve, në portrete spontane, jo të montuara, ku modeli mbetet besimtari/praktikuesi i ritualit në akt, në dinamikën transhumane, në aktin e ritualit të adhurimit dhe sakrificës, që mëton drejt transhendencës. Ai arrin që me ndriçim natyral (minimal), ku si të vetmet pajisje për këtë lloj të krijimtarisë përdor impulsin kreativ, syrin vigjilent, kap kohën/çastin adekuat dhe kamerën, njëlloj siç poeti e përdor lapsin si mjet përçues të të gjitha të sipërcekurave, për të përçuar mjeshtri dhe emocion, punë dhe krijimtari, përpjekje dhe vigjilencë, prani/prezencë dhe njohje njëkohësisht”.
Fahredin Shehu, kurator i ekspozitës
Ju mirëpresim!