
Ekspozita “Guri i rende ne vend te vet” te “Europe House”
Me 9 maj do të festojmë Ditën e Evropës në Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Dajtit së bashku me shtetet anëtare të BE-së, përfituesit e projekteve të BE-së, adhuruesit e natyrës dhe partnerët ndërkombëtarë.
2023 është Viti Europian i Aftësive, prandaj në #DitëneEvropës do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë të rinjve shqiptarë, të cilët falë mbështetjes së BE-së kanë zhvilluar aftësitë e tyre dhe zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri duke nisur biznese apo projekte të suksesshme.
Në orën 17:00, bashkohuni me ne në Shtëpinë e Evropës për hapjen e ekspozitës së artit “Guri i rëndë në vend të vet”.
