
Ekspozita “Horizonte të ndotura” te “Tulla Culture” Tiranë
“Horizonte të ndotura” është një ekspozitë e artit digjiital që eksploron ndikimin e zhvillimit urban në shoqërinë dhe natyrën në Shqipëri. Nëpërmjet skulpturave digjitale dhe peizazheve surrealiste, ekspozita trajton efektet psikologjike të kulturës së konsumit, si problemet me vetëvlerësimin dhe imazhin e trupit, duke nxjerrë në pah pasojat mjedisore të zgjedhjeve tona.
Ekspozita do të pasohet nga një bashkëbisedim mbi rolin e artit në rritjen e ndërgjegjësimit për ndikimin e kulturës së konsumit dhe sesi arti digjiital dhe peizazhet surreale mund të frymëzojnë qëndrueshmërinë dhe planifikimin urban të ndërgjegjshëm, me Geri Prendushi – artist, Rea Lemnusha – kuratore, Tea Zeqaj – Koordinatore për Programet Mjedisore në Heinrich Böll Stiftung, moderuar nga Burim Bilali.
Artist vizual: Geri Prendushi
Kuratore arti : Rea Lemnusha
Drejtues projekti : Burim Bilali
Urbanist me ekspertizë mjedisore : Darling Dardha
7 shkurt
19:00
Tulla Culture Centre
Ky event është pjesë e #swissculturalweek nga @swissculturalfund.al . Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership CBTL.
