
Ekspozita “Ikonografia e Kishës Fjetja e Shën Marisë Lubonjë” në Korçë
Në kuadër të festave kombëtare dhe në vlerësim të trashëgimise kulturore, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar organizon ekspozitën me titull:
👉”Ikonografia e Kishës Fjetja e Shën Marisë Lubonjë”👈
🤝Një bashkëpunim midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave , Departamenti i Inxhinierise së Burimeve Minerare, i cili konsiston në studimin e ikonografisë së Kishës “Fjetja e Shën Marisë”, restaurimin, konservimin dhe në fund ekspozimin si pjesë e projektit Hartografimi & Dokumentimi i Zonave Arkeologjike. Lubonjë-KORÇË
⏳📜📖📚Pas një proçesi të gjatë mbi identifikimin , restaurimin, konsolidimin dhe studimin e ikonave me origjinë nga ky fshat dhe kisha “Fjetja e Shën Marisë, finalizojmë ekspozitën me përzgjedhjen e disa prej veprave ikonografike, të cilat mbartin më shumë vlera artistike dhe shpitërore, si dhe të përzgjedhura sipas një rendi kronologjik. Të gjitha ikonat ekspozohen për herë të parë.
Ju ftojmë të shihni nga afër ikonat me origjinë nga fshati Lubonjë, të cilat na njohin me një pjesë të historisë dhe identitetit të këtij fshati, si dhe të njiheni me punën e admirueshme të Qendrës së Studimit dhe Restaurimit të Ikonave, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar
🕍🏛✅🟢📣🕔Ditën e Mërkurë, Dt. 27.11.2024 🕔Ora 17:00
