Ekspozita “Luftgeschäfte und Wasserspiele” nga Susanne Mariacher
Luftgeschäfte und Wasserspiele
Susanne Mariacher
Vernisazh: 25 shtator, ora 18:00
Qendra e Artit Bashkëkohor ZETA
–
Termi Luftgeschäft – një biznes fiktiv – është i përshtatshëm për të përshkruar gjendjen e tregut të pasurive të paluajtshme në shumë qytete evropiane. A nuk është zhvillimi i pronave me qëllim të arritjes së fitimeve më të larta fjalë për fjalë një çështje tregtie me të drejtat e ajrit mbi një parcelë toke? Në të vërtetë Wasserspiele-instalimet e nxehta dhe luksoze të ujit në kopshte ose qytete- marrin vazhdimisht një rol përfaqësues për ata që kanë fuqinë për t’i dhënë formë qyteteve.
Në veprat e saj performuese në hapësirën publike, Susanne Mariacher angazhohet në riinterpretimin e gjallë të burimeve publike të ajrit dhe ujit. Duke vepruar kështu, ajo synon të vërë në dyshim se si negociohet hapësira dhe mjedisi i ndërtuar dhe kush do të marrë një vend në tryezën e bisedimeve.
Në ekspozitën e titulluar Luftgeschäfte und Wasserspiele ajo prezanton vepra të shumta të zhvilluara në qytete të ndryshme.
Susanne Mariacher (*1988 në Salzburg, Austri) jeton në Vjenë. Ajo ka një sfond në arkitekturë dhe dizajn social.