Ekspozita “Një rrugëtim te arti hyjnor” te “Galeria e Artit” Tiranë

Mes simbolikash dhe shenjtorësh, mes ëngjëjsh dhe kerubinësh, mes hyjnores dhe tokësores, një ekspozitë-rrugëtim përmes botës ikonografike dhe historisë së artit shqiptar! Galeria e Artit Tiranë / Bashkia Tiranë dhe Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë / Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe Sigal Uniqa, ka kënaqësinë t’ju ftojë

📆19.12.24
⏰17:00
📍 Galeria e Artit Tiranë, Rruga e Kavajës

në çeljen e ekspozitës “Një rrugëtim mbi artin Hyjnor” / Shpirtërorja bashkëkohore”, me 39 vepra ikonografike prej shek.XV deri në fillim të shek.XX, dhe autorëve të ndryshëm, të mirënjohur në artin ikonografik si: Nikolla Onufri, Kostandin Shpataraku, Kostandin Jeromonaku, vëllezërit Zografi apo Nilu Jeromonaku.

Jeni të mirëpritur!

Orari 10:00 – 18:00

Date

19/12/2024 - 24/01/2025
Në zhvillim

Time

17:00 - 18:00

Location

"Galeria e Artit Tirane"
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart