exhibition kristian zara

Ekspozita “Përbrenda” nga Kristian Zara te “Galeria e Artit” Tiranë

GAT ka kënaqësinë t’ju ftojë ditën e Enjte,
𝟭𝟬 𝗧𝗲𝘁𝗼𝗿, ora 𝟭𝟵:𝟬𝟬 🕖
në çeljen e ekspozitës personale të artistit
𝐊𝐫𝐢𝐬𝐭𝐢𝐚𝐧 𝐙𝐚𝐫𝐚! 🎨✨

Një prezantim që vjen jo vetëm si një mundësi ekspozimi, por edhe si panoramë e një rrugëtimi të gjatë artistik, i cili në kohë e vendndodhje të ndryshme, ka pësuar transformimet e veta, jo pak të rëndësishme për atë që Kristian Zara është dhe përfaqëson sot si artist. 🖌️🔄

👁️ Autori përqëndrohet në analizën introspektive të vetes, për të studiuar gjithë dimensionet e personalitetit të tij, të cilat më pas i shpjegon edhe si rezultat i ndikimit të marrëdhënieve që krijon me faktorë të jashtëm, në periudha, situata apo rrethana të ndryshme.

👉 Nga vizatimi, instalacioni e video-art, deri tek teknika e përzierë, kjo ekspozitë vjen e ndarë në katër seksione kryesore, që tregojnë për katër fazat përgjatë të cilave vetë autori ka kaluar deri më sot:

✦ 𝐓𝐀𝐊𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐏𝐀𝐑Ë – 𝐄̈𝐍𝐃𝐑𝐑𝐀
✦ 𝐏Ë𝐑𝐏𝐉𝐄𝐊𝐉𝐀
✦ 𝐈𝐃𝐄𝐍𝐓𝐈𝐓𝐄𝐓𝐈
✦ 𝐓𝐑𝐀𝐉𝐓Ë𝐒𝐈𝐌𝐈 – 𝐍𝐉Ë 𝐍𝐃𝐀𝐋𝐄𝐒Ë 𝐄 𝐑𝐀𝐃𝐇Ë𝐒

📍 Ekspozita “𝗣Ë𝗥𝗕𝗥𝗘𝗡𝗗𝗔” nga artisti Kristian Zara vjen në vazhdimësi të konceptit kuratorial të këtij viti në 𝙂𝘼𝙏,
“𝗦𝗶 𝗶𝘀𝗵𝗶𝗺, 𝘀𝗶 𝗷𝗲𝗺𝗶, 𝘀𝗶 𝗻𝗱𝗶𝗵𝗲𝗺𝗶 – 𝗩𝗲𝘁ë𝗺, 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸ë”, i cili ka në qendër të vëmendjes marrëdhëniet tona me veten, qytetin, fenomenet apo njerëzit që na rrethojnë. 🌆👥🌿

𝘑𝘦𝘯𝘪 𝘵ë 𝘮𝘪𝘳ë𝘱𝘳𝘪𝘵𝘶𝘳!

Date

10 - 31/10/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00 - 19:00

Location

"Galeria e Artit Tirane"
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart