
Ekspozita “Punë në Letër” te Zeta Galeri
Qendra për Art Bashkëkohor ZETA ka kenaqesine t’ju ftoje ne expoziten “Punë në Letër” nga Alban Hajdinaj.
Ekspozita “Punë në Letër” është një përmbledhje punësh të shkëputura nga seri apo cikle të ndryshme të realizuara që nga viti 2007 e në vazhdim. Megjithatë ajo nuk është një ekspozitë retrospektive dhe as një projekt i veçante por më tepër një përzgjedhje nga vizatime në pastel, kolazhe, akuarele, printime dhe papier mache të cilat i lidh sa materiali, (letra) sa një lloj interesi mbi hulumtimin e natyrës ricikluese të imazheve dhe historive që qëndrojnë pas tyre.
