Ekspozita “Remains of paranoia” në Korçë

#ExpoCOD | Remains of Paranoia

📌 Qendra për Hapje dhe Dialog #COD çel në mjediset e sallës së ekspozitave “Thimi Mitko”, Korçë, ekspozitën shëtitëse “Remains of Paranoia”, nga autori dhe fotografi gjerman Alfred Diebold, i cili sjell për publikun fragmente historike nga periudha e paranojës komuniste në Shqipëri.

Fotografi të avionëve luftarakë, nëndetëse, tanke, bunkerë, tunele dhe instalime ushtarake të dokumentuara nga Diebold, janë rezultat i një periudhe historike me kontekste të caktuara jo vetëm politike, por edhe social-kulturore. Zonat e Pasha Limanit, Porto Palermos, Gjadrit, Pocestës, Kuçovës, Qafë-Thanës dhe ishulli i Sazanit, të cilat kanë qenë dhe janë rreptësisht të ndaluara dhe të rrezikshme për publikun, prezantojnë një dimension material të rëndësisë thelbësore të objekteve, mjediseve natyrore dhe atyre të krijuara nga vetë njeriu.

ℹ️ Ekspozita “Remains of Paranoia” do të qëndrojë e hapur për publikun nga data 21 mars 2024 – 26 prill 2024.

🗓️ Hapja, 21 mars 2024 | ora 18:30
📍 “Sallën e ekspozitave”, Korçë.”E

Date

21/03/2024 - 26/04/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:30 - 18:30

Location

Salla e ekspozitave "Thimi Mitko" Korçë
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart