Ekspozita “Solo Show” nga Ardian Pepa te Galeria “Fab”

ARDIAN PEPA / Solo Show

THERE ARE TWO SIDES TO EVERY STORY

FTESË / 20 Shkurt / Ora 19.00

20 – 28 Shkurt 2023 / Galeria FAB – UART

Kuratorë: ARDIAN ISUFI – ALTIN LIKA

Jetojmë në një botë përceptimesh, një botë që rëndom e ndajmë në kontrastet më të skajshme kufitare “të bardhë apo të zezë”. Shpesh herë ndodh të jemi “në njërën anë të çdo historie”, sepse le ta pranojmë, ne të gjithë mendojmë se kemi të drejtë (ai, ajo apo ata e kanë gabim), duke e vendosur veten rrallë herë në vendin e tjetrit!

Zakonshëm një histori e vogël apo e madhe shpërthen jashtë proporcionit të drejtë të ngjarjes ose informacionet transmetohen gabimisht nën trysninë e njëanshmërisë të vanitetit njerëzor, dhe në përgjithësi ka opinione të polarizuara për shumë tema dhe disa fakte janë lënë jasht.

Ardian Pepa hulumton mbi situata pamore të ndërmjetme: gjurmë historike, personazhe faktike apo mitologjike, territore të shkelura dhe të pashkelura… thjeshtësisht i jep shkas vëzhguesit të ndërveprojë me veten dhe me receptorët e tij të kujtesës. Udhëtimi i tij nuk ka të bëjë me momentet finale, por me situata procesuale të paqëndrueshme dhe enkas në territore të papërcaktuara.

Gjithësesi, instalacionet dhe skulpturat e artistit në hapsira të dedikuara (site-specific) janë pretekste imazhesh të kompresuara, apo shumëllojmëri informacionesh pamore, që nga publiku duhen mbërthyer ose zbërthyer me analiza racionale… ndoshta edhe iracionale.

Historitë janë aty!… Gjejini!!!… sendërtoni kontekste sipas përvojës tuaj duke pasur parasysh jo vetëm një anë të ngjarjes por siç thotë edhe J. Michael: “Mos harroni, ka gjithmonë dy anë në çdo histori. Të kuptuarit është një shpatë me tre tehe. Ana juaj, ana e tyre dhe e vërteta me shumë mundësi qëndron në mes. Merrni të gjitha faktet përpara se të nxirrni përfundime të shpejta.”

SEKSION 1: MBËRTHYER

SEKSION 2: MENDIME TË PAKREHURA

SEKSION 3: ZBËRTHYER

Ph.D. – Assoc. Prof.  ARDIAN ISUFI

Date

20 - 28/02/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00 - 19:00

Location

Galeria Fab
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart