
Ekspozita “The future is present” te “Tulla Culture Center”
TULLA – Culture Center ka kënaqësinë t‘ju ftojë në hapjen e ekspozitës:
THE FUTURE IS PRESENT
Aleksandra Kolodziejczyk dhe Karl Wratschko
01 Qershor 2023 – ora 19:00
A do të vijë e ardhmja me hapa të qëndrueshëm apo të çrregullt? Si do të shfaqen zhvillimet e ardhshme në botën tonë aktuale? Si po ndryshon natyra dhe perceptimi ynë për të?
Ekspozita ka si qëllim t‘i përgjigjet këtyre pyetjeve duke vendosur kafshët dhe bimët në qendër të veprave të artit dhe duke kombinuar praktika të ndryshme artistike, të tilla si realizimi i filmave jofantazi sipas një qasje të artit serial, përdorimi jokonvencional i materialeve dhe fotografive analoge filmike si dhe përdorimi i regjistrimeve në terren lidhur me objektet. Ndërsa natyra është e pranishme në veprat e artit, njeriu karakterizohet nga mungesa e tij, por megjithatë është gjithmonë i pranishëm.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 22 Qershor.
