Ekspozita “Underwater Ballon” nga Klara Fyshku
Ne kuadër të thirrjes se hapur për artistët e rinj, hapësira e Artit M|nus vijon me ekspozitën e rradhës “Underwater Ballon”. Me kënaqësi ju ftojmë në rishfaqjen e diplomës së Masterit të artistes së re Klara Fyshku. Ndërmjet mediumit të video- instalacionit, artistja ju tërheq me të nën ujë. Për të, të zhyturit nën ujë i jep ndjesinë e luftës dhe rezistencës fizike ndaj masës së pafundme blu. Ndjesi kjo e përditshme teksa mundohet ti rezistojë presionit për të funksionuar në komunitet dhe për të kryer “detyrat” e ditës. Ky presion e mundon gjatë gjithë kohës, në formën e mendimeve dhe fizikisht. Shpesh është vetëm një ide, një flluskë ajri të cilën e mban pas vetes.
Ekspozita çelet me datë 18.11.2024 dhe do të qëndrojë e hapur deri me 1.12.2024.
Ora 19:00