

Ekspozita “Zërat e Kujtesës” nga nxënës shkolle
Të hënën hapet ekspozita me punime të nxënësve të Shkollës së Mesme “Jan Kukuzeli”, Durrës, në bashkëpunim me ISKK. Punimet – vizatime, piktura, instalacione – janë frymëzuar nga dëshmitë e personave të persekutuar gjatë regjimit komunist, të cilat i ka botuar ISKK në kolanën “Zërat e Kujtesës”.