“Eleganca klasike: Tingujt e përjetshëm” te “Tek Bunkeri” Tiranë

Një mbrëmje për adhuruesit e muzikës klasike! 🎶

Ditën e premte, më datë 31 janar, ora 19:00, ju ftojmë te Tek Bunkeri për një aktivitet të veçantë që do të kënaqë zemrat e çdo dashamirësi të artit klasik.

Në skenë do të jetë sopranoja Silvana Cako, e cila do të interpretojë disa nga perlat e muzikës klasike:
🎼 T’aspetto ancor – Donizetti
🎼 Venetianisches Gondellied – Mendelssohn
🎼 Ingrata si me svena – Vivaldi
🎼 Je crains de lui parler la nuit – Grétry

Silvana do të shoqërohet nga pianisti Argjend Cako, duke krijuar një atmosferë të këndshme për publikun.

Pas performancës, Edon Qesari do të ndajë me ne historitë dhe emocionet pas përzgjedhjeve të tij të veprave klasike, që do të dëgjohen në pllaka gramafoni, duke e bërë këtë eksperiencë edhe më të veçantë.

Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim me Semafori Studio Shop.

📍 Vendndodhja: Tek Bunkeri
🕖 Ora: 19:00
🎟 Hyrja e lirë

Ejani të përjetojmë bashkë një mbrëmje ndryshe me tingujt e muzikës klasike!

Date

31/01/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Tek Bunkeri

Organizer

"Tek Bunkeri", Tiranë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart