Excursus: Kadareja dhe politikja në FShS

“Kadareja dhe politikja” titullohet leksioni i radhës i ciklit të leksioneve të hapura “Excursus”, që Departamenti i Shkencave Politike i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës organizon me studentë dhe publikun e interesuar për aktualitetin politik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke marrë shkas nga dita e lindjes e shkrimtarit Ismail Kadare, në këtë “excursus” do të diskutohet dimensioni politik i krijimtarisë së tij.

Pedagogët e Departamentit të Shkencave Politike, Enis Sulstarova, Klejdi Këlliçi dhe Irena Myzeqari e ftuar nga Universiteti Europian i Tiranës, do të ofrojnë lexime të veprave të Kadaresë, prej këndvështrimeve nga teoritë e nacionalizmit, orientalizmit, sovranitetit, feminizmit etj. Veprimtaria mbahet ditën e martë, 28 janar 2025, ora 12:00 në Aula Magna të Fakultetit të Shkencave Sociale.

Ju presim të diskutojmë së bashku.

Date

28/01/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

12:00 - 14:00

Cost

Hyrje e lirë

Më shumë info

Read More

Location

Fakulteti i Shkencave Sociale, UT, Tiranë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart