Felix Klieser – Koncert për Korno në Tiranë
Kornisti Felix Klieser, i cili vjen për herë të parë në Tiranë, është një artist i jashtëzakonshëm në çdo aspekt. Fakti që ka lindur pa krahë dhe luan kornon me këmbë nuk e ka penguar atë të bëhet një muzikant i klasit botëror. Ai shfaqi shenjat e talentit si kornist që në moshë të re – në moshën 17-vjeçare ai u bë studenti më i ri i Universitetit të Muzikës dhe Teatrit në Hanover. Gjithashtu ai është vlerësuar me çmimin “Live Award” në kategorinë “Art dhe Kulturë”. Megjithatë kurora e suksesit të tij është çmimi “Echo Klassik” si artist i ri i vitit 2014. Edhe shumë artistë ndërkombëtarë janë entuziastë për këtë talent të ri dhe vlerësojnë pasionin e tij për instrumentin e jashtëzakonshëm: Klieser ka luajtur me ftesë të Sir Simon Rattle në Filarmoninë e Berlinit dhe ka shoqëruar yllin e popit Sting në turneun e tij botëror.
Krahas një workshopi për të gjithë studentët e kornos, Felix Klieser do të mbajë një koncert me pianisten Merita Rexha Tërshana.
Programi përfshin vepra nga Schumann, Strauss, Beethoven, Glière dhe Rheinberger.
Ejani dhe përjetoni live muzikantin unik, i cili me një intensitet dhe talent magjepsës sjell në jetë instrumentin e kornos.
Aktiviteti organizohet nga Ambasada Gjermane në Tiranë në bashkëpunim me Festivalin Nderkombetar të Instrumenteve të Tunxhit.