Search
Close this search box.
theatre metropol tirana

Festivali “Hapat” – Teatri “Marmelladov” te “Teatri i Metropolit” Tiranë

“Fondi i Teatrit per te rinj” në kuadër të festivalit “Hapat”, organizuar dhe financuar nga @meki.gov.al , në bashkëpunim me @teatrikombetareksperimental , Teatrin Metropol dhe me suportin e trajnimit fizik te aktorëve nga @next_level_forma , sjell produksionin teatror “Marmelladov”, shkëputur dhe përshtatur nga novela “Krim dhe ndëshkim” e autorit Fyodor Dostoevsky.

“Marmelladov” kryqëzon jetët e individëve të ndryshëm të shoqërisë së djeshme, të sotme dhe të nesërme. Secili prej personazheve bart mbi vete ideologji të cilat sjellin transformim rrenjësor në rrafshin personal e për pasojë avancimin, shpeshherë edhe degradimin e shoqërive. Shpërfaqja e kompleksitetit të qënies njerëzore (nën trysnine e rrethanave sociale, politike, ideologjike dhe religjioze) si pasojë e shprishjes së integritetit të individit. Boshti mbi të cilin shfaqja frymon ka në qendër segmentin jetësor të një humani, viktimë e vetes dhe furtunave të jetës.

«Pain and suffering are always inevitable for a large intelligence and a deep heart. The really great men must, I think, have great sadness on earth. — Fyodor Dostoevsky»»

Regjia: Xhino Musollari

Në role: Marius Dhrami, Denardo Neziri, Erdet Miraka, Lindar Kaja, Sedmir Memia, Luisa Dinellari, Erd Kullolli.

Asistent regjisor: Roerd Toçe
Koreografia: Erdet Miraka
Skenografia: Ibrahim Burgu
Kostumografia: Frenci Gjerasi
Grafik Dizajni: Evi Gjoni
Fotografia: Ergys Baki

Në datat 4, 5, 6, 7, 8 Shtator
Ora: 20:00
Salla: Chekhov, Teatri Metropol
Rezervoni në: +355 67 227 0668

Date

04 - 08/09/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

20:00 - 20:00

Location

Teatri i Metropolit
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart