Festivali “Hapat” – “Terezitje” te Teatri “A.Moisiu” Durrës
“Fondi i Teatrit për të Rinj” me mbeshtetjen e @meki.gov.al në bashkëpunim me @teatri_a.moisiu dhe @teatrikorce kuadër të festivalit “Hapat”
🗓10-11 Nëntor
⏱ 19:00
📍Teatri Aleksandër Moisiu Durrës
🗓18-19-20 Nëntor
⏱19:00
📍Teatri Andon Zako Cajupi Korçë
“Terezitje” është një kërkim artistik në zhanrin e dans-teatrit e cila e gjen frymëzimin nga vepra “Gjuetari i Balonave” e autorit Khaled Hosseini.
Zgjedhja e kësaj vepre është për shkak të temave të ndryshme që lidhen me realitetin dhe ciklin e jetës të secilit nga ne.
Kjo kryevepër na jep së pari mesazhin më të madh, atë të vlerës së shoqërisë së vërtetë dhe të besnikërisë në jetën tonë, dhe së dyti, se egoizmi dhe arroganca i shkatërrojnë miqësitë dhe marrëdhëniet e forta.
Trajtimi i një metafore për besnikerinë e pakushtezuar që shumë herë kalon pa u vëne re dhe nuk vlerësohet.
Kjo vepër në vetvete është një kujtesë se si dikush mund të jetë gjithmonë një njeri i mirë. Të gjithë bëjmë gabime. Ka një mënyrë për të shlyer veprimet tona të gabuara.
Vepra trajton gjithashtu trazirat politike, revolucionet dhe regjimet represive që përpiqen të shkatërrojnë lirinë tonë të fjalës, lirinë tonë të gëzimit dhe lirinë e mendimit.
Simboli i balonës mund të përdoret si një kujtesë e mirë për të mos marrë liritë tona si të mirëqena.
Regjia:Mariel Brahimllari
Koreografia:Zoi Tollumi,Mariel Brahimllari
Performues:
Semela Skënderasi
Valentina Mytevelli
Besjana Bytyqi
Mariel Brahimllari
Muzika:Petrit Jakupi
Kostumografia:Redina Qose
Video Art:Enis Çela