Festivali i Poezisë “Pasqyrat e Narcizit” te “Torra Veneciane” Durrës

📚Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon më datat 22 – 23 maj 2024 Festivalin e Poezisë “Pasqyrat e Narcizit”. Ky festival do të zhvillohet në mjediset e Torrës Veneciane në Durrës dhe do të sjellë së bashku poetët e rinj të qytetit të Durrësit, por edhe të qyteteve të tjera duke ofruar intepretime nga krijimtaria e tyre poetike, por edhe diskutime mbi çështje të poezisë dhe artit të letërsisë.
📚
➢ Data 22 maj 2024, ora 18:00, Torra Veneciane

“ Erosi dhe poezia”
Erosi, sipas grekëve të lashtë ishte perëndia e dashurisë. Një ndjenjë e përzier me lartësim hyjnor dhe poshtërim siç e shpjegonte Sokrati, një nga filozofët më të mëdhenj. Dashuria ka atribute njerëzore; herë është kryeneçe, herë tinëzare, herë lypëse e shumë herë të tjera nëpër vargjet poetike, një hyjneshë e paarritshme. Si e gjen rrugën Erosi kah poezia? A është poezia areali që i tjetërson fytyrën dashurisë? Si janë raportet mes Erosit dhe poezisë? Si ka ndryshuar materiali poetik prej zanafillës poetike deri në ditët e sotme? Cilat janë temat që poetët e rinj kanë interes për të elaboruar në vargjet e tyre? Si pritet të ndryshojë forma dhe gjithë arti poetik?

Të ftuar në panel :
Alban Tufa poet
Bujar Hoxha poet
Pol Milo poet dhe prozator
Tobias Xhaxhiu skenarist dhe prozator
Egla Xhemali, gazetare, poete

Date

22 - 23/05/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00 - 18:00

Location

"Torra Veneciane" Durres
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart