festival dance tirana

“Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit” në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit në Tiranë çel siparin e tij më 20-21 shtator, me historinë magjike të🦢 “Liqenit të Mjellmave” e cila vjen nën vizionin modern të Angelin Preljocaj!

🤍Pa u larguar nga vepra origjinale, ai rrëfen historinë e mjellmës që përballet me problemet e epokës ku jetojmë.

✨Krijimtaria dhe pasuria e gjuhës koreografike të Angelin Preljocajt, gjithmonë e përshkruar me ëndërrim
dhe sensualitet, e bëjnë këtë Liqen të Mjellmave, një tjetër sukses të tij.

🦢Kësaj radhe, Odeta është një vajzë e re, me ndjeshmëri të lartë ndaj çështjeve mjedisore. Ndërsa Zigfridi është i biri i drejtorit ekzekutiv të një kompanie që shet platforma të shpimit të puseve të naftës.
😍A është kjo një histori dashurie apo një kurth parash dhe pushteti?

Ejani dhe zbulojeni në TKOB!

🎟️Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.

Date

20 - 21/09/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00 - 19:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart