“Festo n’Mirditë”

Festat po vijnë në Mirditë – Ejani të festojmë së bashku!

📢 Në kuadër të projektit “Mirdita Junik”, Bashkia Mirditë organizon një aktivitet të veçantë që sjell atmosferën magjike të fundvitit dhe promovon trashëgiminë kulturore dhe lokale të zonës sonë.

📅 22 Dhjetor, ora 11:00
📍 Sheshi Abat Doçi, Mirditë

✨ Pjesë e aktivitetit janë:
🛍️ Panairi i Produkteve Lokale – Ejani të zbuloni shijet dhe traditat e Mirditës përmes produkteve autentike të zonës sonë.
🎭 Shfaqje artistike dhe performanca nga artistë të ftuar – Një program plot emocion, argëtim dhe surpriza për të gjitha moshat!
🎶 Muzikë live dhe DJ – Atmosferë e gjallë, energji festive dhe shumë kërcim për të gjithë.
🎉 Aktivitete festive për fëmijë dhe të rritur – Një ditë plot gëzim dhe ngrohtësi për të gjithë familjen.

🌟 Ky aktivitet është pjesë e projektit “Mirdita Junik”, i cili realizohet në partneritet me Bashkinë Junik, Bashkinë Mirditë, Qendrën UET, dhe CHwB Kosovo. Projekti financohet nga IPA Cross Border Programme Shqipëri-Kosovë dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve kulturore mes komuniteteve tona dhe promovimin e zhvillimit lokal përmes traditave dhe vlerave të përbashkëta.

Date

22/12/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

09:00

Location

Sheshi "Abaz Doçi", Mirditë
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart