“Festojme se bashku Pavaresine” ne Vlore
Jemi në Nëntorin e Lirisë! 🇦🇱 Na presin ditët e Festave të mëdha të Shqipërisë, me vatër Vlorën tonë, në 28 Nëntorin e Pavarësisë e 29 Nëntorin e Çlirimit! 🎉🎊
Ju ftoj të gjithëve, me krenarinë e përgjegjësisë që më keni dhënë, në kremtimet e organizuara nga Bashkia e Vlorës! 🙌🌟
Do të ketë gjithçka që sjell shpirtin e përkujtimit e të vlerave që kemi trashëguar, në pikturë, muzikë, kinematografi, polifoni, përkujtimore, sport, për çdo moshë e për çdo shije! 🎨🎶🎬⚽
Le të jenë Festat, ditë bashkimi e shprese për një të ardhme më të mirë, për fëmijët tanë, familjet tona, për të gjithë ne! 🤝💐