

Filmi dokumentar “Human Flow” në Korçë
#KINEMAJAnëRAJONE | KORÇË
📌 Qendra për Hapje dhe Dialog #COD në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës dhe Universitetin “Fan S. Noli”, do të organizojë takimin e radhës të ciklit “Kinemaja në Rajone”, në kuadër të Ditës së Evropës me filmin dokumentar “Human Flow”, të autorit Ai Weiwei.
🎬 Filmi “Human Flow” është një realizim i regjisorit kinez Ai Weiwei. Fabula e filmit përcjell dramat dhe problematikat me të cilat ndeshen grupimet dhe individët, të cilët për shkak të varfërisë, ideve dhe përndjekjes detyrohen të ndryshojnë në mënyrë përfundimtare vendbanimin e tyre duke varur fatin e tyre pas shpresës se e ardhmja do të jetë më e mirë.
📍Amfiteatri | Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane 🗓️ 9 maj 2024, ora: 14:00