Filmi “Dritë e Errësuar” dhe dokumentari “One with the line” nga regjisorja Klaudia Pashnjari
Filmi “Dritë e Errësuar” dhe dokumentari “One with the line” nga regjisorja @p_7klaudia .
E nisim programin dedikuar regjisorëve të rinj indipendent “12 1/2” me regjisoren dhe DOP Klaudia Pashnjari e cila sjell për publikun filmin e shkurtër “Dritë e Errësuar” të realizuar në kuadër të diplomimit të saj, dhe dokumentarin e saj “One with the line” i realizuar përgjatë specializimit të saj në Paris, France.
Pas screening, regjisorja e mirëpret publikun për një bashkëbisedim për të cilin ka përgatitur një prezantim në kuadër të femrave në profesionin e DOP.
Ju mirëpresim nesër tek @qendra_e_artit_agimi në orën 20:00.