
Filmi “Falsifikatorët” te Kinema “Millenium” Tiranë
🇦🇱 I 🎥 Shfaqja e filmit: „Falsifikatorët“
📅 E hënë, 27 janar, ora 17:00
📍 Kinema „Millennium“, Tiranë
🎞 Gjermanisht me titra shqip
🎟 Hyrja e lirë!
Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Ambasada e Republikës së Austrisë në Tiranë, kanë kënaqësinë që në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit t’Ju ftojë në shfaqjen e filmit „Falsifikatorët“ nga Stefan Ruzowitzky.
Filmi austriako-gjerman bazohet në një ngjarje reale në kampin e përqendrimit Sachsenhausen dhe tregon për programin më të madh të falsifikimit të parave nga nacionalsocialistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të njohur si „Aksioni Bernhard“. Ai trajton një aspekt pak të njohur të historisë së Holokaustit dhe „njëkohësisht ngre pyetje qëndrore për jetën tonë aktuale: pyetje për humanizmin dhe kurajon civile, për përshtatjen dhe rezistencën.“ Ky film u vlerësua në vitin 2008 me çmimin Oskar si “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj“.
Ju mirëpresim!
Trailer: 👉 https://rb.gy/ialtrr
