
Filmi “Nusja dhe shtetrrethimi” te “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave” Tiranë
FTESË 🗣
Të martën, më 24 shtator 🗓, ora 18:00 ⏰, në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) 📍 do të shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar filmi “Nusja dhe shtetrrethimi”. 📽
Ky realizim i regjisorëve Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro në vitin 1977, do të ekranizohet, si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes DPA-së dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF). 🤝
Në këtë Vit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, DPA-ja synon që përmes kinematografisë, duke ruajtur kthjelltësinë ndaj ngarkesës ideologjike të filmave, t’i njohë të rinjtë me të shkuarën e vendit. 🇦🇱
