movie tirana

Filmi “Partizani i vogël Velo” te “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave” Tiranë

FTESË 🗣

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen e filmit “Partizani i vogël Velo”. 📽

Të enjten, më 25 korrik 2024 🗓, ora 20:30 ⏰, në Teatrin dhe Kinemanë Verore pranë DPA-së do të shfaqet filmi i katërt në radhë kushtuar Luftës Nacionalçlirimtare, në kuadrin e një sezoni artistik, i cili përmes kinematografisë synon t’i njohë të rinjtë me të shkuarën e vendit. 🇦🇱

“Partizani i vogël Velo”, realizimi i regjisores Xhanfise Keko më 1980-n 🎬 dhe i restauruar së fundmi nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF), bën pjesë në repertorin e filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në Teatrin dhe Kinemanë Verore pranë DPA-së, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit.

Tags: ,

Date

25/07/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

20:30

Location

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart