
Filmi “Yjet e netëve të gjata” te “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave”
FTESË 🗣
Të mërkurën, më 16 tetor 🗓, ora 18:00 ⏰, në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) 📍 do të shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar filmi “Yjet e netëve të gjata”. 📽
Ky realizim i regjisorit Viktor Gjika në vitin 1972, ekranizohet falë bashkëpunimit të vazhdueshëm mes DPA-së dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF). 🤝
Në këtë Vit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, DPA-ja synon që duke ruajtur kthjelltësinë ndaj ngarkesës ideologjike të kinematografisë shqiptare gjatë regjimit komunist, t’i njohë të rinjtë me të shkuarën e vendit. 🇦🇱
