
Filmi “Zonja nga qyteti” te “COD Kryeministri”
Në prag të festave të fundvitit ju ftojmë në shfaqjen e 🎞 filmit komedi “Zonja nga qyteti” (1976) të 🎬 regjisorit Piro Milkani, me skenar të Ruzhdi Pulaha dhe 🎶 muzika nga Agim Krajka.
🗣 Ollga, një zonjë nga qyteti e cila nxjerr çdo peripeci për të ndaluar vajzen e saj Melin, që të emërohet si 🥼🩺 ndihmës-mjeke fshati. Ajo bën çmos me anë të letërkembimeve për të gjetur një dhëndër qyteti, për tu larguar njëherë e mirë nga fshati. Ollga e prezanton Melin me Koçin, që hiqet si një artist i vërtetë, por Meli ka rënë në dashuri me Bujarin dhe nuk dëshiron aspak të largohet nga fshati. 🥰
📍 SALLA FORUM | 12 DHJETOR | 12:00
