Histori Emigrimi – “Pezull” nga “Citizens Channel Albania”

Pezull është një cikël video reportazhesh, podcastesh dhe artikujsh hulumtues mbi fenomenin e emigrimit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe dhe vendeve të Bashkimit Europian.
#Pezull rrëfen historitë e të rinjve që ndërmarrin udhëtime të rrezikshme të emigrimit të paligjshëm, të nxitur nga problemet e thella sociale dhe ekonomike që hasen veçanërisht në zonat periferike të vendit.
Citizens Channel ju fton të bëheni pjesë e këtyre rrëfimeve në kërkim të arsyeve, përjetimeve dhe trajektoreve të ndryshme që ka marrë fenomeni i largimeve masive.
Veç shfaqjes së produkteve mediatike, do të prezantohen dhe gjetjet e një serie diskutimesh, pyetësorësh dhe punës kërkimore që hedh dritë mbi të vëretat e individëve të prekur në mënyre direkte dhe indirekte nga ky fenomen.
Vendi: Tek Bunkeri
Data: 5 Maj 2023
Ora: 18:30

Date

05/05/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:30

Location

Tek Bunkeri
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart