“Imagine Youth – The Atelier of desires” te “Zeta Contemporary Art Center” Tiranë
“IMAGINE YOUTH – THE ATELIER OF DESIRES”
Vernisazh
23 dhjetor 2024, ora 18:30
Mbrëmje poetike dhe muzikore
26 dhjetor 2024, ora 18:30
QENDRA E ARTIT BASHKËKOHOR ZETA
“IMAGINE YOUTH” ka shndërruar prej disa javësh hapësirat e Qendrës ZETA në një studio arti, ku protagoniste ishin disa vajza të reja që ndeshën për herë të parë me një kanavacë dhe kavalet. Këto vajza po e kalojnë rininë e tyre duke punuar çdo ditë në fabrika të ndryshme që prodhojnë mallra (kryesisht për industrinë e modës) për disa nga korporatat më të njohura në botën perëndimore. Gjatë kohëzgjatjes së kësaj atelieje, këto vajza tentuan të artikulonin, përmes shenjave, formave, ngjyrave apo fjalëve, rininë e tyre imagjinare si produkt i dëshirave të frustruara për shkak të gravitetit shtypës të anomalive shtetërore.