
Jam Session te “Tek Bunkeri” Tiranë
Jam Session në Tek Bunkeri – E enjte, 13 Shkurt, ora 20:00 🎶
Këtë të enjte, Tek Bunkeri kthehet në një hapësirë për improvizim të pastër! Pa cover-a, pa setlista—vetëm muzikë, kreativitet dhe energji e lirë.
🎵 Në krye të natës: Martin me fizarmonikën e tij, duke sjellë harmoni folklorike, melodi të thjeshta, por magjike, dhe ritme të gjalla.
🎹🥁 Instrumentet në dispozicion:
✔️ Piano
✔️ Djembe
✔️ Cajón
✔️ 2 Mikrofona
(Nëse ke instrumentin tënd, sill edhe atë!)
📢 Rregulli i vetëm i jam session-it: Pa cover-a, vetëm improvizim! Qëllimi nuk është të argëtojmë publikun, por të shijojmë muzikën, të eksperimentojmë dhe të lidhemi me njëri-tjetrin.
Në fund të natës, do të përzgjidhet udhëheqësi i radhës, i cili do të përcaktojë tematikën dhe drejtimin e jam session-it tjetër.
🎶 Muzikantë dhe jo-muzikantë të mirëpritur! Do të kemi edhe pije, ndaj hajde për një natë ndryshe.
📍 Ku? Tek Bunkeri
🕗 Kur? E enjte, 13 Shkurt, ora 20:00
